Transgjinorja dashurohet në një burrë që dikur ishte grua (Foto)

Një grua transgjinore e cila kishte kohë që po tentonte ta gjente dashurinë e jetës së saj, më në fund e ka takuar burrin e ëndrrave të saj – që dikur ishte grua.

Lifestyle

15/08/2016 15:44

Jamie O’Herlihy u identifikua si homoseksual në moshën 14 vjeçare, por ajo shprehet se gjithmonë ishte ndier grua por e burgosur në trupin e një burri, transmeton Klan Kosova.

23 vjeçarja e kishte shumë të vështirë që ta gjente dashurinë për arsye se të gjithë e shikonin si burrë.

Vallëtarja ishte betuar se do të qëndronte beqare deri në momentin kur dikush do e dashuronte si një grua – gjë që beson se e ka arritur tani.

Jamie e kishte takuar Harry Matthews në një program për transgjinor dhe shprehet se disi ishte “dashuri në shikim të parë”.

“Është fati ai që na bëri bashkë”.

“Ishte pak a shumë si dashuri në shikim të parë. Ndonëse ne e kishin vënë re njëri –tjetrin nëpër Facebook por nuk e kisha kuptuar se sa mirë dukej deri në momentin kur e pashë atë ditë”.

Harry, që është 24 vjeçar kishte dalë publikisht si transeksual në moshën 19 vjeçare dhe që nga atëherë iu ishte nënshtruar terapisë hormonale dhe tani do t’i nënshtrohet edhe operacionit për ta ndërruar seksin.

“Ne e kuptojmë tërësisht njëri – tjetrin edhe pse jemi në piak të ndryshme sa i përket ndryshimit mirëpo është një mbështetje e madhe emocionale”.

burre2