Transformohet Kim Kardashian, nuk njihet as nga motra e saj

E shumëpërfolura gjatë ditëve të fundit, Kim Kardashian ka bërë një transformim të fytyrës së saj, duke marrë një pamje krejtësisht tjetër sa që nuk e ka njohur as motra e saj.

ShowBiz

20/03/2014 14:30

Kim Kardashian vendosi që të transformohej në tërësi për një shou të ri televiziv, ‘Celebrities Undercover’. Me flokë kaçurela, një maskim në fytyrë, me dhëmbë të shtuara dhe me një palë syze, Kardashian ka arritur të maskohej aq mirë sa që të mos njihej as nga motra e saj.

Shou i ri nga Wendy Williams bën që personat e njohur të maskohen dhe të fshehin identitetin e tyre, për të testuar nëse fansat do të arrijnë të qëllojnë se cili është personi në të vërtetë.

Kardashian vendosi që të marrë rolin e ‘Beti e shëmtuar’ duke testuar kështu tre fansa të saj. Ata nuk e dinin se ishin të ulur pranë idolit të tyre, pasi as që e kishin idenë se vajza pranë tyre ishte pikërisht Kim Kardashian.

Fansat ishin të shokuar në momentin kur Kim vendosi që të heq maskën e saj. Ajo shkoi më pas në shtëpi dhe raportoi se nuk u njoh as nga motra e saj, Kourtney e cila nuk e kishte idenë që një person mund të maskohej aq mirë.