Transformimi i pabesueshëm i jetimit (Foto/Video)
Priscilla Morse fluturoi vitin e kaluar për të adoptuar një djalë shtatë-vjeçar me nevoja të veçanta pasi kishte parë fotografitë e jetimit në Facebook.
Bota
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kur zonja Morse mbërriti në jetimoren bullgare për të finalizuar adoptimin e Ryan, ai peshonte vetëm rreth 4 kilogramë dhe ishte në prag të vdekjes.
Por pas më shumë se një viti me familjen e tij të re në Tenesi, Ryan është duke fituar peshë dhe duke filluar të flasë.
Në fotot e bëra këtë muaj, Ryan nuk duket fare si një fëmijë i kequshqyer i cili kishte nevojë që të shkonte drejt në spital, sapo kishte mbërritur në SHBA. Eshtrat e Ryan nuk janë më të dukshme përmes lëkurës së tij dhe ai buzëqesh si çdo djalë i lumtur dhe i shëndetshëm.
Zonja Morse ka thënë se së pari kishte mësuar rreth Ryanit kur ajo po kërkonte në Facebook, në qershor të vitit 2014.
Ajo dhe burri i saj David shpejt vendosën që të adaptonin djalin.
Dhe në fund të tetorit të vitit 2015, ajo kishte fluturuar në Bullgari për të finalizuar adoptimin e Ryanit, përcjell Telegrafi.
“Takimi i parë ishte shumë i frikshëm”, ka rrëfyer Morse. “Ai ishte vetëm kockë dhe lëkurë – dukej si një skelet. Gjëja e parë që më shkoi ndër mend ishte ‘ai do të vdesë’”.
Dhe sapo që arritën në SHBA, ajo e dërgoi atë në një spital të fëmijëve, ku mjekët menjëherë e vunë në një tub të të ushqyerit.
“Kurrë nuk kam parë që mjekët të shikojnë një fëmijë dhe qajnë”, ka rrëfyer ajo. Ata thanë: “Na vjen keq, ai me siguri do të vdesë”.
Çifti ka gjithashtu edhe dy fëmijë biologjikë të tyre, Dylanin e tyre 13-vjeçar dhe Jackun shtatë-vjeçar dhe një vajzë shtatë vjeçare McKenzie, të cilën e kanë adoptuar nga Rusia në vitin 2012. Ashtu si vëllai i saj Ryan, McKenzie është gjithashtu me nevoja të veçanta. Ajo ka sindromën Down dhe defekt të lindur të zemrës.