Transformimi i veturës
Ekzistojnë elaborues të specializuar në intervenimet në mekanikë apo në ‘kariseri’ të veturave ekzistuese. Më pas, ka të tjerë që janë të aftë ta shndërrojnë një veturë të ‘vdekur’ në një të përsosur. Kështu ka vepruar specialisti Vilner nga Bullgaria, njëri prej ekspertëve më të njohur, i cili e kthen një veturë të tipit të…
Auto & Tek
Ekzistojnë elaborues të specializuar në intervenimet në mekanikë apo në ‘kariseri’ të veturave ekzistuese. Më pas, ka të tjerë që janë të aftë ta shndërrojnë një veturë të ‘vdekur’ në një të përsosur.
Kështu ka vepruar specialisti Vilner nga Bullgaria, njëri prej ekspertëve më të njohur, i cili e kthen një veturë të tipit të vjetër në një model të epokës së sotme.
Realizimi i tij i fundit i përket një llojit të veturës Chevrolet Corvette Stingray C3, i prodhuar në vitin 1976. Vetura është elaboruar totalisht, duke nisur nga motori, i pajisur me dy karburatorë Edelbrock Performance, që e qojnë fuqinë e famshme V8 në afro 300 CV.
‘Maniaku’ i veturave e ka rregulluar brenda dhe jashtë Corvetten, të cilin me siguri secili nga ne do të donim ta vozisnim. Një veturë e modifikuar dhe mbresëlënëse. Me gjasë, as vetë ata që e prodhuan, nuk do të besonin se ky dikur ka qenë produkt i tyre…