Transferimi i Raphinha nuk varet nga situata e Dembele

Barcelona duan transferimin e Raphinha.

Sport

09/05/2022 17:15

Ylli brazilian i Leeds United vazhdon të jetë dëshira e skuadrës së Barcelonës dhe gjasat janë maksimale që katalanët të bëjnë një lëvizje drejt tij gjatë merkatos së verës.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barcelona do të provojnë për transferimin e lojtarit nënshkroi ose jo Ousmane Dembele, përcjell lajmi.net.

Barca thuhet të ketë bërë gati dy oferta për të nisur drejt zyrave të Leeds United.

Një ofertë katalanët do ta kenë në rast se Leeds i mbijeton rënies nga Premier League. Ata aktualisht janë në zonën që i dërgon në Championship.

Por, nëse Leeds bien nga liga, Barcelona dhe lojtari mund të aktivizojnë klauzolën e 25 milionë eurove. /Lajmi.net/