Transferimi i Di Maria problematik, Juve ka gati 5 alternativa

Tentimet e Juventus për transferimin e Angel Di Maria po vazhdojnë.

Sport

13/06/2022 16:57

Juve janë në bisedime me argjentinasin Di Maria, por negociatat janë vonuar më shumë sesa pritej.

Në këtë situatë, ‘Biankoneri’ kanë identifikuar pesë alternativa që mund të afrohen në klub, përcjell lajmi.net.

Figura kryesore anash Di Maria është Nicolo Zaniolo i  Roma, por rivaliteti për të është i madh.

Përveç Zaniolo, Juve po monitoron edhe Domenico Berardi, Filip Kostic, David Neres e Mykhailo Mudryk.

Mbetet të shihet se kush do të jetë emri që do t’i besohet krahu i djathtë te Juve. /Lajmi.net/