Trajtimi i flokëve pas plazhit, e vërteta e vajit që bën mrekulli
Një prej vajrave më të këshilluar për trajtimet e flokëve është edhe vaji i kokosit. Pse duhet ta përdorësh?
Lifestyle
Markat e ndryshme të produkteve kozmetike për flokët mund të jenë nga më të larmishmet, por të gjithë e dinë që përbërësit natyrorë kanë më shumë efekt në trajtimin e lëkurave delikate dhe në trajtimin e flokëve me probleme.
Dhe sidomos të problemeve pas plazhit, si floku i thatë, i dehidratuar, i dëmtuar nga rrezet e diellit etj.
Këshillat për t’i trajtuar flokët me vajra natyrorë janë bërë të zakonshme, por cili është efekti që jep në të vërtetë në lëkurën e kokës dhe në flokë trajtimi me vajra të tillë?
Një prej vajrave më të këshilluar për trajtimet e flokëve është edhe vaji i kokosit. Pse duhet ta përdorësh?
Vaji i arrës së kokosit përdoret gjerësisht në produktet kozmetike dhe njihet për vlerat e tij hidratuese dhe zbutëse. Përdoret si pastrues grimi, në maska për lëkurën dhe flokët, por edhe thjesht si hidratues për lëkurën e thatë.
Për flokët, vaji i kokosit përdoret jo vetëm për të pastruar skalpin nga zbokthi, por nxit rritjen duke qenë se ushqen rrënjën në thellësi. Për flokët e hollë është një kurë e shëndetshme, sepse i forcon dhe nuk lejon fijet të këputen lehtësisht.
Edhe studimet rekomandojnë vajin e kokosit si një prej produkteve më të mira natyrale për flokët. Një studim i vitit 2001 nga ‘Princeton University’ zbuloi se vaji i pastër i kokosit ka aftësinë për të depërtuar deri në thellësi të rrënjës së flokut, duke rigjeneruar të gjithë fijen.
Gjithashtu, edhe studime të tjera kanë vërejtur se vaji i kokosit është shumë i pasur me vitamina, gjë që ndihmon rritjen e flokëve dhe e pasuron atë me proteina.
Maskë për flokët:
Vajin e kokosit mund ta përziesh edhe me vajra të tjerë esencialë (opsionale).
Nëse zgjedh vetëm vaj kokosi, fokusohu te rrënjët e flokëve duke masazhuar me mollëzat e gishtave. Për flokët me gjatësi mesatare, jo më shumë se 1/2 e filxhanit të kafes me vaj.
Mbaje rreth 30-60 min. Më pas laji flokët si zakonisht më ujë të vakët. /Lajmi.net/