Gjendje alarmante me zjarret në Kosovë, Agjencia e Emergjencave: Situatë e rënduar ndjeshëm si pasojë e erërave të forta

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar për një përkeqësim të dukshëm të situatës me zjarret në gjithë territorin e Kosovës, si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 vetëm gjatë pasdites së sotme. Sipas njoftimit të AME,…

Lajme

07/07/2025 19:56

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar për një përkeqësim të dukshëm të situatës me zjarret në gjithë territorin e Kosovës, si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 vetëm gjatë pasdites së sotme.

Sipas njoftimit të AME, 8 vatra aktive të zjarrit janë ende problematike në komunat Pejë, Lipjan, Shtime, Malishevë, Skenderaj, Istog, Ferizaj dhe Gjilan.

Disa prej zjarreve kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe tokash bujqësore, ndërsa vështirësitë në terren po e bëjnë të ndërlikuar lokalizimin e flakëve.

Pavarësisht kësaj, njësitë zjarrfikëse po veprojnë me kapacitete të plota, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale për të vënë nën kontroll situatën.

Të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura;

Të raportojnë menjëherë çdo vatër ose tentativë për zjarr në numrat 112 (emergjenca), 193 (zjarrfikësit) dhe 192 (policia);

Të denoncojnë çdo person të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme ose nga pakujdesia.

“Rreziku nga zjarret mbetet i lartë, prandaj kërkohet vigjilencë dhe bashkëpunim maksimal i qytetarëve”, thuhet në njoftim.