Trajneri i Werder: Rashica është lojtar i madh, e sakrifikoi veten për skuadrën

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka zbuluar se Milot Rashica kishte probleme edhe para ndeshjes ndaj Hoffenheim, pasi filloi të vjellte në dhomat e zhveshjes.

Sport

11/05/2019 23:57

Ylli kosovar e filloi mjaft mirë ndeshjen mes Hoffenheimit dhe Werder Bremenit, duke e asistuar për mrekulli në golin e fitores të skuadrës së tij.

Megjithatë, gjysma e dytë ishte plotë ters për të, pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak se nuk ndjehej mirë, përcjell lajmi.net.

Në minutën e 61-të, kosovari u zëvendësua nga Claudio Pizarro, i cili arriti paraqitjen e 300-të për klubin gjerman.

Trajneri Kohfeldt ka bërë të ditur se Rashica nuk ishte ndierë mirë as para ndeshjes, mirëpo kishte vendosur që ta vazhdonte lojën për t’i ndihmuar skuadrës së vet.

“Miloti volli në zhveshtore para ndeshjes, ai duhet të ketë hëngër diçka të keqe. Por, prapëseprapë ai luajti rreth 60 minuta dhe e vendosi veten në shërbim të skuadrës”, ka thënë Kohfeldt. /Lajmi.net/