Trajneri i ri i Chelseas vjen me një super përforcim
Jorge Sampaoli bën pjesë në listën e ngushtë të Chelseas për trajner.

Merkato
Në rast se Jorge Sampaoli emërohet trajner i Chelseas, ai do ta transferojë Alexis Sanchezin në Stamford Bridge.
Sunday Express raporton se 55 vjeçari që e udhëhoqi Kilin drejt triumfit në Kupën e Amerikës, është duke e mësuar gjuhën angleze, dhe do ta mirëpriste një kalim te Chelsea.
Dhe, nëse emërohet trajner i bluve, prioriteti i tij do të ishte nënshkrimi me Alexis Sanchezin nga Arsenali, edhe pse Gunners do të kërkonin shumë marramendëse për të, përcjell Lajmi.net.