Trajneri i Leverkusen bën shaka me të ardhmen e Havertz: Do luaj në Heracles

Trajneri i Bayer Leverkusen, Peter Bosz, bëri shaka se shënjestra e Chelseat, Kai Havertz, do të bashkohet me Heracles Almelo pasi skuadra gjermane humbi në çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Sport

11/08/2020 08:57

Edicioni i Leverkusen në Ligën e Evropës mori fund të hënën, duke u mposhtur 2-1 nga Interi i Serie A në Dusseldorf.

Nicolo Barella dhe Romelu Lukaku i kishin dhënë Inter një epërsi brenda 21 minutave, përpara se Havertz të ngushtonte rezultatin tre minuta më vonë, transmeton lajmi.net.

Talenti gjerman ka qenë shumë i lidhur me kalimin në Londër te Chelsea, dhe duket se gjithçka tashmë është finalizuar por Bosz duket se e ka marrë në mënyrë sportive.

“Po, unë mund të njoftoj ekskluzivisht se ai do të luajë për [skuadrën holandeze] Heracles Almelo”, tha Bosz, i cili më parë kishte qenë trajner i kësaj skuadre. /Lajmi.net/