Trajneri i Ferencvaros, Rebrov: Pres me padurimin përballjen me Juventusin, shpresoj që Cristiano të jetë titullarë

Trajneri i Ferencvaros, Sergiy Rebrov ka thënë se është i emocionuar për përballjen ndaj Juventusit, derisa shpreson që sulmuesi Cristiano Ronaldo të jetë titullarë.

Sport

03/11/2020 18:20

Skuadra hungareze është nikoqir i “Zonjës së Vjetër” dhe Rebrov beson se skuadra e tij është e gatshme për këtë sfidë, transmeton lajmi.net.

Rebrov deklaroi se është duke e pritur me padurim ndeshjen ndaj Juventusit dhe ka besimin se janë të gatshëm.

“E dimë që do luajmë ndaj njërës ndër skuadrat më të mira në Itali, ne mezi presim. Duam të japim 100%”.

“Është nder për ne të përfaqësojmë Hungarinë në futbollin evropianë dhe në Ligën e Kampionëve, mendoj se jemi gati për këtë sfidë”, deklaroi fillimisht ai.

I pyetur për Cristiano Ronaldon, trajneri theksoi se shpreson që portugezi të nis nga minuta e parë.

“Për të nisur, shpresoj që ai do jetë titullar. Pasta, e dimë kualitetin e tij dhe do provojmë ta ndalim. Duhet të jemi plotësisht të koncentruar”.

“Siç thashë jemi duke luajtur me skuadrat më të mira në Evropë. Klubet kanë lojtarë të talentuar me kualitete fantastike”, përfundoi Rebrov.

Përballja mes dy skuadrave nis në ora 21:00./Lajmi.net/