Trajneri i Atalanta kishte koronavirusin edhe në ndeshjen kundër Valencias

Gian Piero Gasperini ka zbuluar detaje shokuese.

Sport

31/05/2020 15:21

Trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini, ka zbuluar detaje shokuese, duke thënë se ka qenë i prekur me koronavirus edhe kur u luajt ndeshja kundër Valencia.

Atalanta-Valencia shihet si një nga ‘bombat biologjike’ që përhapi pandeminë Covid-19, e një nga shkaktarët mund të ketë qenë edhe trajneri i skuadrës nga Bergamo.

“Isha i frikësuar. Një ditë para ndeshjes isha i sëmurë, mbrëmja e ndeshjes ishte edhe më keq. Dy netë pas ndeshjes, flija shumë pak”, ka thënë Gasperini, transmeton lajmi.net.

“Nëse shihni fotot, nuk duket mirë në bankë. Ishte 10 marsi. Dy netë më pas, nuk flija mirë. Nuk kisha ethe, por ndihesha sikur kisha”, ka thënë mes shumë tjerash trajneri më i mirë në Serie A.

Gasperini tashmë është i pastër nga virusi dhe drejton stërvitjet e skuadrës së Atalanta. /Lajmi.net/