Tragjike- Zjarr në një shtëpi në Prizren, vdes një fëmijë i moshës rreth 1 vjeçare
Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Si pasojë e zjarri një fëmijë rreth 1 vjeçar ka humbur jetën. Vdekja dyshohet se ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit, raporton lajmi.net. Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës. “Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar…
Lajme
Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit.
Si pasojë e zjarri një fëmijë rreth 1 vjeçar ka humbur jetën.
Vdekja dyshohet se ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit, raporton lajmi.net.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.
“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit.
Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”.
Tutje u tha se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore./Lajmi.net/