Tragjike: Talenti italian humb jetën në moshën 18-vjeçare në aksident rrugor
Futbollisti 18-vjeçar italian, Anwar Megbli ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, njoftojnë mediat italiane. 18-vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës së Livornos, vdiq të hënën, pasi u rrëzua nga një motoçikletë mbrëmjen e së shtunës. Sulmuesi italian kishte qenë hipur në pjesën e pasme të motoçikletës të një miku të tij, kur ajo…
Sport
Futbollisti 18-vjeçar italian, Anwar Megbli ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, njoftojnë mediat italiane.
18-vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës së Livornos, vdiq të hënën, pasi u rrëzua nga një motoçikletë mbrëmjen e së shtunës.
Sulmuesi italian kishte qenë hipur në pjesën e pasme të motoçikletës të një miku të tij, kur ajo u përplas me një veturë, pas së cilës, lojtari u dërgua me helikopter në spitalin Cisanello në Piza, ndërsa prokurorët hapën një hetim për drejtuesin e veturës.
Megjithatë, mjekët nuk mundën ta shpëtonin adoleshentin, kurse shoku i tij ende po qëndron ende në spital.
Livorno postoi një homazhe emocionale duke njoftuar lajmin të hënën në mbrëmje pas konfirmimit të vdekjes së yllit të tyre të ri, ku shkruhej: “Jo, nuk mund të vdesësh në moshën 18 vjeçare”.
“Sot, pas një aksidenti tragjik rrugor mes San Vincenzos dhe Donoraticos në natën mes të shtunës dhe të dielës, humbi jetën Anëar Megbli, sulmuesi i lindur në vitin 2005 për Juniors kombëtare të Unione Sportiva Livorno 1915”./Lajmi.net/