Tragjike në Prizren, i mituri që u lëndua pas rënies nga një objekt ndërron jetë në QKUK

Një i mitur ka ndërruar jetë në QKUK, gjashtë ditë pasi dyshohet se kishte rënë nga një objekt në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ishte raportuar më 2 gusht, ndërsa i mituri, pas lëndimeve të pësuara, ishte dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Më 8 gusht është konfirmuar se viktima…

Lajme

09/08/2026 08:45

Një i mitur ka ndërruar jetë në QKUK, gjashtë ditë pasi dyshohet se kishte rënë nga një objekt në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ishte raportuar më 2 gusht, ndërsa i mituri, pas lëndimeve të pësuara, ishte dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Më 8 gusht është konfirmuar se viktima kishte ndërruar jetë.

“Është raportuar se më 02.08.2026 viktima mashkull kosovar, i mitur, dyshohet se kishte rënë nga objekti, ku si pasojë me lëndime ishte dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm, ndërsa më 08.08.2026 është konfirmuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/