Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët – dyshohet se janë kosovarë
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta. Siç raporton Top Channel, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën dhe dy raportohet se…
Lajme
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.
Siç raporton Top Channel, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën dhe dy raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.
Në zonë pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe e Policisë së Shtetit, me qëllim sqarimin e plotë të situatës dhe gjetjen e personave të përfshirë.
Hetimet dhe verifikimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacion zyrtar në orët në vijim.
Lajmi në zhvillim…