Tragjedia në Shëngjin: Humb jetën ish-futbollisti i KF Fushë Kosovës, Leonit Aliu
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën dhe Shqipërinë, pasi dy shtetas kosovarë humbën jetën pasditen e së mërkurës në zonën turistike Rana e Hedhun në Shëngjin, pasi u rrëmbyen nga dallgët e fuqishme të detit. Viktimat e kësaj tragjedie janë Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku. Sipas raportimeve, ata u përballën me vështirësi në det…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën dhe Shqipërinë, pasi dy shtetas kosovarë humbën jetën pasditen e së mërkurës në zonën turistike Rana e Hedhun në Shëngjin, pasi u rrëmbyen nga dallgët e fuqishme të detit.
Viktimat e kësaj tragjedie janë Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku. Sipas raportimeve, ata u përballën me vështirësi në det për shkak të kushteve të rënduara, ndërsa përpjekjet për t’i shpëtuar nuk rezultuan të suksesshme.
Leonit Aliu ishte i njohur edhe në sportin kosovar, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e klubit të futbollit KF Fushë Kosova.
Me një mesazh prekës, KF Fushë Kosova shprehu dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-lojtarit të saj.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tënde nga jeta. Do të të kujtojmë gjithmonë si një djalë të mirë, të buzëqeshur dhe plot jetë. Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona. U prehsh në paqe, Leonit”, thuhet në reagimin e klubit.
Vdekja tragjike e dy të rinjve ka lënë pas pikëllim të madh te familjet, miqtë dhe komuniteti sportiv në Kosovë.