Tragjedia në Koçan, ja sa ligje ndryshoi Qeveria e Maqedonisë
Pas tragjedisë në Koçan, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 63-të që është mbajtur sot, ka ndryshuar shtatë ligje të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë së Transportit. Në mbledhje u bë e ditur se këto ndryshime ligjore synojnë të parashikojnë detyrim ligjor për të kryer kontroll dy herë në vit…

Lajme
Pas tragjedisë në Koçan, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 63-të që është mbajtur sot, ka ndryshuar shtatë ligje të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë së Transportit.
Në mbledhje u bë e ditur se këto ndryshime ligjore synojnë të parashikojnë detyrim ligjor për të kryer kontroll dy herë në vit për të gjithë poseduesit e licencave të lëshuara sipas Ligjit
“Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit tragjike, synimi është kryerje e kontrolleve më të shpeshta për të gjithë poseduesit e licencave, lejeve dhe autorizimeve. Duke pasur parasysh se jepen shumë licenca, leje apo autorizime nga Ministria e Transportit, këto ndryshime ligjore synojnë të parashikojnë detyrim ligjor për të kryer atë kontroll dy herë në vit për të gjithë poseduesit e licencave të lëshuara sipas Ligjit”.
“Kjo, sigurisht, nuk e përjashton mundësinë e kryerjes së më shumë kontrolleve sesa është paraparë me ligj, me qëllim sigurimin e shërbimeve cilësore dhe sigurisë për qytetarët që janë përdorues të këtyre shërbimeve nga personat e licencuar. Për më tepër, ndryshimet ligjore parashikojnë që për kontrollet e ardhshme ankesa të mos e shtyjë ekzekutimin, pra pezullimi do të zbatohet menjëherë”, njoftojnë nga Qeveria.