Tragjedia në Gjermani, burri vrau gruan: Mësohet identiteti i viktimës dhe dorasit nga Rahoveci
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjermaninë. Një grua kosovare është vrarë nga bashkëshorti i saj, teksa dorasi pas kryerjes së aktit e lajmëroi përmes telefonit djalin e tij, transmeton lajmi.net. Viktima dhe dorasi janë nga Komuna e Rahovecit. Leonora Cena Nurkasa është emri i viktimës kurse dorasi është Bekim Nurkasa. Dyshja kishin një…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjermaninë.
Një grua kosovare është vrarë nga bashkëshorti i saj, teksa dorasi pas kryerjes së aktit e lajmëroi përmes telefonit djalin e tij, transmeton lajmi.net.
Viktima dhe dorasi janë nga Komuna e Rahovecit.
Leonora Cena Nurkasa është emri i viktimës kurse dorasi është Bekim Nurkasa.
Dyshja kishin një martesë prej disa vitesh nga katër fëmijë.
Në lidhje me rastin tragjik ka reaguar edhe nëna e viktimës, e cila e ka përkujtuar Leonorën si një grua të shkëlqyer.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur rastin saktësisht, por siç raportohet i dyshuari e kishte ngufatur viktimën deri në vdekje./Lajmi.net/