Tragjedia në Crans-Montana, Ambasadori kosovar: Nuk dihet ende kombësia e viktimave
Mbi 40 persona raportohet të kenë vdekur e shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që raportohet të ketë ndodhur në një bar në resortin e njohur të skijimit në Crans-Montana, në Zvicër. Meqenëse një numër i madh i diasporës kosovare jeton dhe vepron në Zvicër, lidhur me rastin është kontaktuar Ambasada…
Lajme
Mbi 40 persona raportohet të kenë vdekur e shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që raportohet të ketë ndodhur në një bar në resortin e njohur të skijimit në Crans-Montana, në Zvicër.
Meqenëse një numër i madh i diasporës kosovare jeton dhe vepron në Zvicër, lidhur me rastin është kontaktuar Ambasada e Kosovës në Bernë.
Rreth kësaj për Klankosova.tv është deklaruar ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi.
Ai tha se ambasada është duke monitoruar situatën me kujdes dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zvicerane.
“Në orën 17 kemi biseduar herën e fundit me linjën emergjente të policisë federale në lidhje me tragjedinë në Crans-Montana. Deri më tash nuk është bërë identifikimi i nacionalitetit të viktimave. Janë duke punuar në këtë drejtim. Edhe kur të bëhet identifikimi, së pari do të informohen familjet përkatëse, pastaj do të procedohet me informimin e publikut”, deklaroi diplomati.
“Posa të kemi informata relevante, do t’i bëjmë publike në faqen e Facebookut të Ambasadës së Kosovës në Bern”, theksoi ai.