​Tragjedia në Cetinë, Abazoviq: Nuk mbahet mend një ngjarje të tillë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas ngjarjes tragjike që rezultoi më vdekjen e 11 personave dhe gjashtë të plagosur në Cetinë. Ai ka thënë se Mali i Zi nuk mban mend të ketë ndodhur një tragjedi sikur kjo në Cetinë. Ai përmes një shkrimi në Telegram ka ftuar të gjithë qytetarët…

Lajme

12/08/2022 21:24

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas ngjarjes tragjike që rezultoi më vdekjen e 11 personave dhe gjashtë të plagosur në Cetinë.

Ai ka thënë se Mali i Zi nuk mban mend të ketë ndodhur një tragjedi sikur kjo në Cetinë.

Ai përmes një shkrimi në Telegram ka ftuar të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës.