Tragjedia në Austri, MPJD reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Vjenë dhe ofron mbështetje për familjarët
Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi në Vienna, në Austria, ka përfunduar me pasoja tragjike, ku mes viktimave janë edhe tre qytetarë me prejardhje nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:15 në distriktin Alsergrund, ku si pasojë e shembjes së një pjese të konstruksionit në një kantier ndërtimi, disa punëtorë kanë…
Lajme
Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi në Vienna, në Austria, ka përfunduar me pasoja tragjike, ku mes viktimave janë edhe tre qytetarë me prejardhje nga Kosova.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:15 në distriktin Alsergrund, ku si pasojë e shembjes së një pjese të konstruksionit në një kantier ndërtimi, disa punëtorë kanë mbetur të zënë nën rrënoja.
Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ka konfirmuar se viktimat e identifikuara janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.
MPJD-ja, ka bërë të ditur se, që nga momenti i marrjes së informacionit, institucionet e Kosovës janë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe me familjarët e viktimave, me qëllim ofrimin e mbështetjes së nevojshme dhe lehtësimin e procedurave për kthimin e trupave në vendlindje.
Po ashtu, MPJD ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, si dhe për të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje e rëndë. /Lajmi.net/