Tragjedi në Ferizaj- 3 vjeçari vdes pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rajonin e Ferizajt. Një fëmijë rreth trevjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës. Sipas zyrtarit policor për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, derisa ngasësi i makinës ka…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rajonin e Ferizajt. Një fëmijë rreth trevjeçar ka humbur jetën tragjikisht.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
Sipas zyrtarit policor për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, derisa ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.
“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:35, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”,tha për lajmi.net Veseli.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë”./Lajmi.net/