Tragjedi në Skenderaj – tjetër punëtorë vdes në vendin e punës

Një rast tragjik ka ndodhur në Skenderaj. Sipas raportimeve në media, bëhet fjalë për një person që vdekur në vendin e punës, transmeton lajmi.net Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura me anë të një postimi ka bërë të ditur se është anuluar “Mërgata Fest”, për shkak të vdekjes së Robert Veliut. “Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të…

Lajme

22/07/2025 18:55

Një rast tragjik ka ndodhur në Skenderaj.

Sipas raportimeve në media, bëhet fjalë për një person që vdekur në vendin e punës, transmeton lajmi.net

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura me anë të një postimi ka bërë të ditur se është anuluar “Mërgata Fest”, për shkak të vdekjes së Robert Veliut.

“Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të festivalit Mërgata Fest dhe ju bashkatdhetarë, Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet. Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!”, ka shkruar Nura në postimin e tij.

Ky është rasti i katërt në dy ditët e fundit, ku kemi të vdekur në vendin e punës në Kosovë./lajmi.net/