Tragjedi në Serbi: Babai, nëna dhe djali gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Çaçakut këtë mëngjes, kur trupat pa jetë të një familjeje u gjetën brenda një shtëpie lokale rreth orës 10:00. Viktimat janë një burrë 47-vjeçar dhe prindërit e tij rreth moshës 75 vjeç, transmeton lajmi.net. Sipas raportimeve nga mediat serbe, policia reagoi pas një telefonate dhe gjeti trupat…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Çaçakut këtë mëngjes, kur trupat pa jetë të një familjeje u gjetën brenda një shtëpie lokale rreth orës 10:00.
Viktimat janë një burrë 47-vjeçar dhe prindërit e tij rreth moshës 75 vjeç, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve nga mediat serbe, policia reagoi pas një telefonate dhe gjeti trupat me shenja dhune. Informacionet fillestare tregojnë se i riu kishte plagë të thella nga thika në gjoks, ndërsa babai dhe nëna kishin plagë në qafë, që dyshohet se janë shkaktuar gjithashtu me thikë.
Një thikë është gjetur pranë trupit të të riut, duke nxitur hetime të mëtejshme për të zbardhur ngjarjen.
Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një krimi brenda familjes, ndërsa fillimisht ishin duke hetuar skenarë të ndryshëm, përfshirë një vrasje e dyfishtë e më pas vetëvrasje ose një vrasje e trefishtë. Megjithatë, provat e deritanishme sugjerojnë se ngjarja ka ndodhur brenda familjes.
Motivi i këtij krimi të rëndë mbetet i panjohur. Fqinjët kanë bërë me dije se familja kishte origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nuk jetonte vazhdimisht në këtë shtëpi, por shkonin aty herë pas here.
Autoritetet kanë nisur hetimet intensive për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes./lajmi.net/