Tragjedi në Prishtinë, gruaja gjendet e vdekur në bunar në oborrin e shtëpisë
Një grua është gjetur e pajetë pasi dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) në oborrin e shtëpisë së saj në Prishtinë. Rasti është raportuar më 22 gusht dhe, sipas Policisë së Kosovës, trupi i viktimës është nxjerrë nga bunari nga njësiti i zjarrfikësve. Mjeku ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa me vendim të…
Lajme
Një grua është gjetur e pajetë pasi dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) në oborrin e shtëpisë së saj në Prishtinë.
Rasti është raportuar më 22 gusht dhe, sipas Policisë së Kosovës, trupi i viktimës është nxjerrë nga bunari nga njësiti i zjarrfikësve.
Mjeku ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”. /Lajmi.net/