Tragjedi në Leposaviq: 16-vjeçari humb jetën pasi u rrotullua me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Zemanic të komunës së Leposaviqit, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor. Sipas informacioneve të Policisë, rreth orës 11:00, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Leposaviq ka njoftuar se një person ishte përfshirë në një aksident me traktor dhe dyshohej se…

Lajme

10/09/2025 16:39

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Zemanic të komunës së Leposaviqit, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.

Sipas informacioneve të Policisë, rreth orës 11:00, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Leposaviq ka njoftuar se një person ishte përfshirë në një aksident me traktor dhe dyshohej se kishte ndërruar jetë.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të miturit në vendngjarje, raporton lajmi.net

Viktima është identifikuar si D.P., 16 vjeç. Sipas dëshmive të para nga vendi i ngjarjes, i riu ishte duke tërhequr një lis me traktor kur mjeti bujqësor është rrotulluar, duke i shkaktuar lëndime fatale.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i të miturit i është dorëzuar familjes.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike./Lajmi.net/