​Tragjedi në Kroaci, nënë e bijë vdesin nga zjarri

Një zjarr shpërtheu në një apartament në Krapina të Osiekut sot rreth orës 16:00, në të cilin u gjetën dy trupa të pajetë – një nënë dhe vajza e saj. Shefi i zjarrfikësve Goran Ivkoviq ka konfirmuar për mediat kroate, se në apartament kanë gjetur të vdekur dy persona, raporton KosovaPress. “Me të mbërritur në…

Lajme

29/05/2025 23:00

Një zjarr shpërtheu në një apartament në Krapina të Osiekut sot rreth orës 16:00, në të cilin u gjetën dy trupa të pajetë – një nënë dhe vajza e saj.

Shefi i zjarrfikësve Goran Ivkoviq ka konfirmuar për mediat kroate, se në apartament kanë gjetur të vdekur dy persona, raporton KosovaPress.

“Me të mbërritur në vendngjarje, përcaktuam se zjarri në apartament ishte në një fazë të avancuar. U krye një sulm i brendshëm dhe për shkak të temperaturës së lartë në apartament, na u desh të kryenim edhe një sulm të jashtëm”, tha ai.

Nëntë zjarrfikës me dy automjete morën pjesë në ndërhyrje. Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarrit.