Tragjedi në Belgjikë: Minibusi me nxënës përplaset me trenin, 4 të vdekur

Dy nxënës shkolle dhe dy të rritur kanë humbur jetën në një përplasje midis një trendi dhe një minibusi shkolle në Buggenhout në Belgjikë. Ministri belg, Jean-Luc Crucke konfirmoi lajmin. Autobusi mbante shtatë fëmijë, një shofer dhe një shoqërues në kohën e përplasjes. Zëdhënësja e policisë federale, An Berger, tha se përplasja ndodhi pak pas…

Bota

26/05/2026 13:09

Dy nxënës shkolle dhe dy të rritur kanë humbur jetën në një përplasje midis një trendi dhe një minibusi shkolle në Buggenhout në Belgjikë.

Ministri belg, Jean-Luc Crucke konfirmoi lajmin.

Autobusi mbante shtatë fëmijë, një shofer dhe një shoqërues në kohën e përplasjes.

Zëdhënësja e policisë federale, An Berger, tha se përplasja ndodhi pak pas orës 08:00 sipas orës lokale, teksa shtoi se personat në tren nuk kishin pësuar lëndime. Megjithëse një person po trajtohej për shkak të tronditjes, shkruan BBC.

“Autobusi ishte duke shkuar në një shkollë të arsimit special. Bëhet fjalë kryesisht për fëmijë të shkollës së mesme”, shtoi ajo.