Trafikuan dy viktima të mitura në rajone të ndryshme të Kosovës, ndalim 48 orësh për të dyshuarit në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit sot ka ndalur dy persona me inicialet A.S dhe R.S, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Lajme

25/08/2021 16:54

Në njoftimin për media theksohet se ekziston dyshimi se të lartcekurit gjatë muajve korrik dhe gusht 2021 kanë trafikuar dy viktima të mitura, njëra rreth moshës 15 vjeç , ndërsa tjetra 17 vjeç, në rajone të ndryshme të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh./Lajmi.net/