Trafiku Urban nga sot me ndryshime në çmime dhe itinerarin e linjes 7C

Trafiku Urban do të nisë muajin korrik me disa ndryshime të rëndësishme. Nga dita e sotme, biletat e transportit publik do të ndryshojnë në çmime për ato të paguarat fizikisht dhe ato me SMS apo përmes kuletës digjitale. “Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime…

Lajme

01/07/2026 08:47

Trafiku Urban do të nisë muajin korrik me disa ndryshime të rëndësishme.

Nga dita e sotme, biletat e transportit publik do të ndryshojnë në çmime për ato të paguarat fizikisht dhe ato me SMS apo përmes kuletës digjitale.

“Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike. Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale” u tha në njoftimin e djeshëm.

Bileta njëdrejtimëshe fizike do të jetë 80 centë, ndërkaq ajo digjitale 60 centë.

Bileta ditore fizike do të bëhet nga 80 centë në 1 euro e 20 centë, teksa ata që e blejnë me SMS apo nëpërmjet kuletës digjitale, do ta paguajnë të njëjtën për 1 euro.

Ndryshime do të bëhen edhe në linjën e qarkullimit 7C.

“Në bazë të këtij ndryshimi, autobusi i linjës 7C nuk do të vazhdojë më qarkullimin deri te ETC-ja, por do ta përfundojë itinerarin dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, ashtu siç ka funksionuar edhe më herët. Ky ndryshim është ndërmarrë në përputhje me vendimin e Komunës dhe synon përmirësimin e organizimit të transportit publik, rritjen e efikasitetit të funksionimit të linjës, respektimin më të saktë të orareve të qarkullimit, si dhe ofrimin e një shërbimi më të besueshëm për të gjithë udhëtarët” deklaroi Trafiku Urban.