Trabzonspori përkujton viktimat e tërmetit, ka një falenderim edhe për Shqipërinë
Ndeshja e sotme mes Trabzonsporit dhe Bazelit ka nisur me një koreografi fantastike nga ana e tifozëve vendas. Tifozët ishin të gjithë me flamujt turq nëpër duar, ndërsa në foninë e stadiumit dëgjohet një muzikë tradicionale turke. Në tribunën kryesore shfaqet më pas një grusht që mban flamurin turk, si dhe imazhi i një punonjësi…
Sport
Ndeshja e sotme mes Trabzonsporit dhe Bazelit ka nisur me një koreografi fantastike nga ana e tifozëve vendas. Tifozët ishin të gjithë me flamujt turq nëpër duar, ndërsa në foninë e stadiumit dëgjohet një muzikë tradicionale turke.
Në tribunën kryesore shfaqet më pas një grusht që mban flamurin turk, si dhe imazhi i një punonjësi të kërkimit të trupave të viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, teksa në duar mban një foshnje.
Një gjetje mjaft e bukur për të përkujtuar viktimat e kësaj tragjedie, si dhe për të falenderuar personat që shpëtuan jetë duke kërkuar trupat e banorëve nën rrënoja. Gjithashtu, tifozeria ka gjetur edhe mënyrën për të falenderuar shtetet e tjera që dhanë ndihmën e tyre për Turqinë, duke vendosur flamujt e tyre në kaskën e punonjësit të shfaqur në këtë koreografi. Mes këtyre flamujve gjendej edhe ai i Shqipërisë, që dha kontributin e vetë për t’i ardhur në ndihmë Turqisë në këtë moment tejet të vështirë.
Renkler farklı, duygular aynı..!??
Trabzonspor Basel maçında taraftarlar Türkiye'nin yaşadığı #deprem felaketini koreografi düzenleyerek andı. Tüm kulüplerin taraftarları tek yürek oldu. pic.twitter.com/FpTkiNsEwG
— Mehmet Ardıç ?? (@MehmetArdic_) February 16, 2023