Toyota, shitësi më i madh i makinave në botë
Toyota ka shitur 10.5 milionë automjete në botë gjatë vitit 2021. Shitjet e kompanisë japoneze u rritën me 10.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Auto & Tek
Tashmë, Toyota renditet si prodhuesi më i madh i makinave në botë për të dytin vit radhazi.
Konkurrenca me Volkswagen-in gjerman është ngushtuar.
Prodhuesit e makinave janë detyruar të shkurtojnë prodhimin për shkak se mungesa e gjysmëpërçuesve gjatë pandemisë ndërpreu zinxhirët e furnizimit, duke rritur konkurrencën për komponentin kryesor midis prodhuesve të pajisjeve elektronike të konsumit.
Sidoqoftë, kompania japoneze e ka përballuar pandeminë më mirë se shumica e prodhuesve të tjerë të makinave, sepse tregu i saj vendas, Japonia dhe pjesë të Azisë, janë prekur më pak se Evropa.
Toyota, e cila publikon fitimet e tremujorit të tretë më 9 shkurt, ka thënë se ka të ngjarë të mos arrijë objektivin e prodhimit prej 9 milionë automjetesh.