Tottenham “teston” Real Madridin për Rodrygon
Tottenham Hotspur janë futur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo Goes. Sipas të përditshmes spanjolle Diario AS, klubi londinez ka shprehur interes konkret për brazilianin dhe është i gatshëm të rivalizojë klubet e tjera që po e ndjekin situatën e tij. Rodrygo, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme…

Sport
Tottenham Hotspur janë futur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo Goes.
Sipas të përditshmes spanjolle Diario AS, klubi londinez ka shprehur interes konkret për brazilianin dhe është i gatshëm të rivalizojë klubet e tjera që po e ndjekin situatën e tij.
Rodrygo, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e Real Madridit në vitet e fundit, mund të largohet nga “Santiago Bernabéu” këtë verë, transmeton lajmi.net
Tottenhami po kërkon të forcojë repartin ofensiv dhe e sheh Rodrygon si një përforcim cilësor që mund të sjellë kreativitet dhe gola në skuadër.
Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Real Madridi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e lojtarit dhe interesimi për të është i madh nga disa klube të mëdha në Evropë.
Negociatat mund të zhvillohen në javët e ardhshme, ndërsa Spurs pritet të testojnë gatishmërinë e Realit për ta lënë të lirë sulmuesin 23-vjeçar./lajmi.net/