Tottenham kontakton Pochettinon 18 muaj pasi e shkarkuan
Tottenham ka kontaktuar trajnerin e PSG-së, Mauricio Pochettino, me shpresën ta rikthejë në skuadër.
Sport
Spurs kanë kontaktuar teknikun argjentinas, vetëm 18 muaj pasi e shkarkuan, transmeton lajmi.net.
Sipas Goal, presidenti i klubit londinez, Daniel Levy vazhdon të këtë lidhje pozitive me ish trajnerin, pavarësisht që e shkarkoi dhe e zëvendësoi Jose Mourinhon.
Sidoqoftë, e ardhmja e Pochettinos mbetet e paqartë, sidomos pasi dështoi ta fitoi Ligue 1.
PSG është duke konsideruar ta shkarkojë pasi e punësoi në janarin e vitit 2021.
RMC Sport raportoi se klubi i Ligue 1 nuk është i shqetësuar për largimin e Pochettinos, ngase gjejnë lehtësisht pasuesin.
Ndërkohë, Pochettino në krye të PSG-së fitoi Kupën e Francës./Lajmi.net/