Tottenham kontakton përsëri Milanin, dëshiron shërbimet  e Piatek

Tottenham Hotspur janë tejet të interesuar për shërbimet e një sulmuesi.

Sport

26/01/2020 15:23

Dëmtimi i Harry Kane ka bërë që Tottenham në këtë merkato të vihet në kërkim të një lojtari për fazën e sulmit.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, është ylli i Milan, Krzysztof Piatek ai që kërkohet nga Spurs, transmeton lajmi.net.

Spurs kanë kontaktuar përsëri ‘Rosoneri’ për të pyetur rreth nënshkrimit të yllit polak.

Piatek ka gjetur veten jashtë planeve të trajnerit Stefano Pioli dhe pret që të gjej një zgjidhje gjatë janarit. Tottenham është opsioni në tavolinë. /Lajmi.net/