Tottenham favorit për nënshkrimin me yllin e Seria A që refuzoi Newcastle Unitedin në janar

Tottenham është duke prirë në garën për nënshkrimin me mbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij në verën e ardhshme.

Sport

21/02/2022 09:24

Trajneri Antonio Conte dëshiron ribashkimin me lojtarin, që u paraqit në mënyrë fenomenale në “San Siro”, duke i ndihmuar të fitojnë Seria A, transmeton lajmi.net.

De Vrij ishte i lidhur me kalimin te Newcastle në janar, por raportohet se i refuzoi me klubin anglez që do provojë sërish në verë.

Sidoqoftë, raportohet se De Vrij ka prioritet ribashkimin me Conte pas suksesit që arritën se bashku me “Neurazzurët”.

Përpos kësaj, Tottenham nëse siguron top katërshen do arrijë ta bind më lehtë se Newcastle, skuadër që momentalisht është duke luftuar për qëndrimin në Premierligë./Lajmi.net/