Tottenham favorit para Romës dhe Juventusit për yllin e Bayernit

Sipas raporteve në Itali, mesfushori Corentin Tolisso nuk do rinovojë me Bayern Munich dhe Tottenham është favorit para Romës dhe Juventusit.

Sport

28/10/2021 11:46

Kontrata e francezit skadon në vitin 2022 dhe Calciomercato, raporton se nuk do nënshkruajë kontratë të re me gjigantin gjerman, transmeton lajmi.net.

Drejtori i Tottenhamit, Fabio Paratici është admirues i 27-vjeçarit që provoi ta sjellë te Juventus para se te kalonte te Bayern Munich në vitin 2017.

Sipas raportimeve, Spurs kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për transferimin e mundshëm në afatin veror.

Tolisso do jetë i lirë të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër në janar, derisa Roma dhe Juventus janë duke vëzhguar situatën.

Sidoqoftë, problemi mund të jetë te paga, ngase Tolisso ka kërkesa të larta rreth 6 milionë euro për vit./Lajmi.net