Tottenham afër marrëveshjes me yllin e Real Madrid

Skuadra e Tottenham Hotspur është shumë afër një transferimi të madh në këtë merkato.

Sport

08/07/2019 09:45

Mesfushori i Real Madrid, Dani Ceballos, është shumë afër që t’i bashkohet planeve të Mauricio Pochettino.

‘Estadiodeportivo’ raporton se Spurs janë afër që të finalizojnë marrëveshjen me Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Ish lojtari i Betis ishte një nga më të mirët e Spanjës (U-21) në triumfin e tyre në kampionatin evropian.

Javëve të kaluara është folur edhe për një kalim të mundshëm të Ceballos tek Milan, por lojtari ka hedhur poshtë gjithçka.

Tani duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Premierliga, me finalistët e Ligës së Kampionëve që janë gati të nënshkruajnë me të. /Lajmi.net/