“Totorina” nga Mozzik dhe Getinjo publikohet me 19 maj

Mozzik dhe Getinjo pak kohë më parë kanë paralajmëruar për një projekt të përbashkët muzikor.

ShowBiz

15/05/2022 17:55

Sot ata kanë zbuluar edhe detaje të reja, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Mozzik ka njoftuar se kënga mban titullin “Totorina” dhe pritet të publikohet më 19 maj, ndërsa do të jetë e shoqëruar edhe me klip.

“19 maj, pas orës 00:00 publikohet projekti Totorina x Getinjo. A ju kujtohet “El Chapo” me dy këngë.. edhe këtë e kemi bë me një surprizë”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e imazhit.

Ndërkohë, krahas projekteve muzikore dhe koncerteve, Mozzik së fundmi është nderuar edhe me mirënjohje nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani, përkatësisht në Dyseldorf.

Kujtojmë që përveç në trevat shqiptar, reperit nga Ferizaj prej vitesh ka ndërtuar karrierë edhe në ato gjermano-folëse dhe këngët e tij priten mirë edhe nga diaspora./Lajmi.net/