Totaj thotë se kandidon edhe për një mandat, konfirmon moskandidimin e Bedri Hamzës

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe njëheri nënkryetari i PDK-së ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit. Ai po ashtu ka përgëzuar Presidenten e vendit për datën e caktuar. “Së pari i përgëzoj për datën e cila është vendosur se është një kohe e mirë. Gjithsesi do të kandidoj përsëri, me…

Lajme

09/06/2025 23:55

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe njëheri nënkryetari i PDK-së ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit.

Ai po ashtu ka përgëzuar Presidenten e vendit për datën e caktuar.

“Së pari i përgëzoj për datën e cila është vendosur se është një kohe e mirë. Gjithsesi do të kandidoj përsëri, me gjasa që do të fitoj edhe një mandat”, u shpreh Totaj.

Tutje ai tregoj se kandidimi I tij është çështje vetëm formal edhe është në përfundimi të formalizimit .

“Është çështje procedural do të shkoj në propozim formal edhe nuk ka asgjë të kontenstushme vetëm është çështje e përfundimit të procedurave formale në mënyrë që të formalizohet kanditatura”, ka thënë ai.

Totaj ka komentuar edhe kandidimin e Bedri Hamzës për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

Ai ka thënë se nga ajo çfarë është parë në media gjatë ditës Hamza nuk do të kandidoj edhe për këtë mandate.

“Me sa pamë sot në media Bedi Hamza nuk do të kandidojë, më sa me kujtohet Hamza kur ka kandiduar herën e kaluar ka thënë se do të jetë vetëm për një mandat. Sot e pash që kandidat do të jetë aktualisht nënkryetari i komnës Arian Tahiri është një djalë i ri mbetet me i uru sukesë është përson që ka perspektiv mund ti mungoj përvoja por i kompenzon “, ka thënë përfunduar Totaj në Teve1.

Totaj u shpreh se PDK do të rris numrin e komunave që do të udhëheq pas zgjedhjeve të tetorit ku aktualisht udhëheq me 8 komuna.