Totaj për Qeverinë: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro, korrupsioni masiv ka adresë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë për korrupsion. Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se nga marsi 2021, deri në korrik të vitit të kaluar, sipas tij, Qeveria Kurti ka dhënë 2555 kontrata pa tender në vlerë prej 300 milion euro. “Korrupsioni masiv ka adresë. Vlerësoni vet!”, ka shkruar ai.

Lajme

25/05/2026 12:31

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë për korrupsion.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se nga marsi 2021, deri në korrik të vitit të kaluar, sipas tij, Qeveria Kurti ka dhënë 2555 kontrata pa tender në vlerë prej 300 milion euro.

“Korrupsioni masiv ka adresë. Vlerësoni vet!”, ka shkruar ai.