Totaj: PDK-ja është partia që ka guxim dhe vendosmëri për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët

Shaqir Totaj, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se ky subjekt politik ka guxim dhe vendosmëri.

Lajme

26/09/2019 23:41

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,  Shaqir Totaj, ka thënë se “PDK-ja është po ajo parti që ka guxim dhe vendosmëri për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët”.

“Kosovës i duhet zhvillim ekonomik i qëndrueshëm, duhet të kemi ndërmarrës të fuqishëm dhe të sistemohen politikat tatimore dhe te krijojmë mundësit që tatimet ekzistuese t’i zvogëlojmë”, ka shkruar ai ndër të tjerash në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Totajt pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë,

Sonte, para disa orësh u bë hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019 në sallën ‘’Sezair Surroi’’në Prizren. Ku, triumfojë brohoritja e pjesëmarrësve aty ku fillojnë fitoret e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ne jemi në periudhën e fushatës zgjedhore, andaj neve shtrohet angazhimi dhe përgjegjësia e organizimit të një fushate të ndershme, demokratike, me integritet dhe të bazuar në ligj.

PDK-ja është po ajo parti që ka guxim dhe vendosmëri për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët, Kosovës i duhet zhvillim ekonomik i qëndrueshëm, duhet të kemi ndërmarrës të fuqishëm dhe të sistemohen politikat tatimore dhe te krijojmë mundësit që tatimet ekzistuese t’i zvogëlojmë.

Ardhmëria e vendit të sigurt, shihet qartë me ndërtimin e një sistem efikas të drejtësisë, që do të jetë shumë i ashpër me ”korrupsionin dhe krimin e organizuar”. /Lajmi.net/