Totaj: Nuk besoj se do të kemi Qeveri të re
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se nuk beson se do të ketë Qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti. Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai theksoi se ky qëndrim i tij bazohet në deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. “Nuk mund…

Lajme
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se nuk beson se do të ketë Qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai theksoi se ky qëndrim i tij bazohet në deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Nuk mund të dimë saktë, por me aq sa e shoh zotërin Albin Kurtin dhe deklaratat e tij, nuk besoj se do të ketë Qeveri”, tha Totaj.
Një ditë pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Afati për formimin e Qeverisë është 15 ditë, ndërsa dita e dielë e kësaj jave është afati i fundit.