Totaj: Kurti me ministrat janë çdo ditë në Prizren, Abrashi është nën hijen e tyre
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se në Lëvizjen Vetëvendosje vendos vetëm një person, ndërsa të tjerët i zbatojnë vendimet e tij. Ai tha se kjo do të duhej të ndryshonte sepse “kryetari i komunës do të duhej të ishte i pavaruar”, tha Totaj. “Sa ka qenë VV në pushtet çdo vit kemi pas miliona…

Lajme
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se në Lëvizjen Vetëvendosje vendos vetëm një person, ndërsa të tjerët i zbatojnë vendimet e tij.
Ai tha se kjo do të duhej të ndryshonte sepse “kryetari i komunës do të duhej të ishte i pavaruar”, tha Totaj.
“Sa ka qenë VV në pushtet çdo vit kemi pas miliona euro (10-15 milionë), që nuk janë shpenzuar…Në nivel nacional e shohim që kemi teprica, e nevojat e Kosovës janë shumë të mëdha. Paraja që nuk qarkullon është letër, nuk ka vlerë”, tha Totaj në Pressing.
“Lideri i VV-së, bashkë me disa ish-ministra, çdo mbrëmje janë në Prizren dhe z.Abrashi është nën hijen e tyre. Kjo tregon mënyrën si funksionon Lëvizja Vetëvendosje. Me bo me ndodhë z.Abrashi, ai do të jetë plotësisht nën hijen e tyre në qeverisjen lokale, ashtu siç ka qenë z.Haskuka katër vite më parë”, tha Totaj.
“Kryetari i Komunës do të duhej të ishte i pavaruar, por në VV një person vendos aty dhe të tjerët i zbatojnë vendimet”, u shpreh Totaj.