Totaj kritikon ashpër Kurtin: Qeveria na i ka marrë 20 milionë euro

Kandidati i PDK-së njëherësh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Totaj deklaroi se kjo qeveri, pushtetit lokal të Prizrenit ua mori 20 milionë euro, dhe sipas tij kjo u bë në emër të kontratës kolektive përmes përmbaruesit. Ai theksoi se shkak i kësaj kanë mbetur…

Lajme

22/09/2025 19:20

Kandidati i PDK-së njëherësh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Totaj deklaroi se kjo qeveri, pushtetit lokal të Prizrenit ua mori 20 milionë euro, dhe sipas tij kjo u bë në emër të kontratës kolektive përmes përmbaruesit.

Ai theksoi se shkak i kësaj kanë mbetur edhe disa projekte të mëdha pa u realizuar gjatë këtij katërvjeçari.

“Ka qenë një qasje e padrejtë”, deklaroi ai në klankosova.

Tutje, kreu aktual i Prizrenit foli edhe për projektet që pritet të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.