Totaj ia jep Drejtorinë e Kulturës dhe atë të Urbanizmit LDK-së, i emëron dy drejtora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka filluar të emëroj drejtorat për mandatin e ri qeverisës. Pas një marrëveshje PDK-LDK, ai sot dy drejtorë i ka emëruar nga LDK, shkruan lajmi.net. Në Komunën e Prizrenit, Ajlin Shishko do të udhëheq Drejtorinë Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndërsa Florent Ukaj atë të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.…

Lajme

14/01/2026 15:36

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka filluar të emëroj drejtorat për mandatin e ri qeverisës.

Pas një marrëveshje PDK-LDK, ai sot dy drejtorë i ka emëruar nga LDK, shkruan lajmi.net.

Në Komunën e Prizrenit, Ajlin Shishko do të udhëheq Drejtorinë Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndërsa Florent Ukaj atë të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Sot emërova Ajlin Shishkon në pozitën e Drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Florent Ukajn në pozitën e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. Nesër vazhdojmë me emërime të tjera, me qëllim të kompletimit të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit”, ka njoftuar Totaj ne Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: