Totaj: Do të kandidoj përsëri, me gjasa që do të fitoj edhe një mandat

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit. Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin”, në Klan Kosova, ai është shprehur i bindur se do të fitojë edhe një mandat. “Gjithsesi do të kandidoj përsëri, me gjasa që do të fitoj edhe në mandat”,…

Lajme

06/06/2025 13:36

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit.

Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin”, në Klan Kosova, ai është shprehur i bindur se do të fitojë edhe një mandat.

“Gjithsesi do të kandidoj përsëri, me gjasa që do të fitoj edhe në mandat”, është shprehur Totaj.

Ai ka treguar edhe punët që ka bërë në këtë qytet në mandatin e tij të parë.

“Ne pak me punën tonë ia kemi shtuar sharmin, estetiken e bukurinë, dhe kjo sigurisht që është mirëprit”, ka thënë Totaj.