Toshiba zgjeron familjen e tabletëve me disa të reja

Toshiba njoftoi sot një linjë të re të tabletëve të cilët janë të pajisur me sistemin operativ Windows 8.1, dhe janë me madhësi të ekranit prej 8 deri në 10 inç.

Auto & Tek

27/05/2014 22:37

Toshiba njoftoi se ka punuar në krijimin e një formacioni të ri të tabletëve me sistem operativ Windows 8.1, në disa lloje të ekraneve dhe të pajisur me teknologji të reja vizuale dhe të zërit, gjithashtu edhe me aplikacione si Xbox, Kindle Reader, Skype dhe një vit mundësi të përdorimit të Office 365.

Këto tableta janë të gatshme dhe çmimi i tyre do të fillojë nga $199,99. Tabletat e quajtura Encore 2 kanë një performancë të shkëlqyer dhe u japin përdoruesve një eksperiencë të bukur të punës dhe lojës.

Duke e bërë të ditur se tabletat janë të holla vetëm 0.4 inç, tabletat 10 inçëshe Encore 2 janë të përshtatshëm për ti mbajur në duar pasi që peshojnë vetëm 0.5 kg.

Të dy tabletat përmbajnë një ekran të shëndritshëm HD dhe me prekje, me rezolucion 1280×800 që është ideal për të punuar në dokumente, shfletime në web dhe për shikimin e filmave dhe luajtjen e lojërave.

Të dy tabletët mund të konfigurohen në më shumë se 64GB të hapsirës së ruajtjes së të dhënave dhe gjithashtu ekziston mundësia e futjes së një mikro karte SD me kapacitet deri në 128GB.

Tabletët Encore 2 krijojnë një eksperiencë të mrekullueshme të bisedës me video me një kamerë HD 5 megapiksel me auto-fokus.